Top News - Vrasjet në Shqipëri/ 6451 viktima që prej vitit 1990

  • 4 years ago
Shqipëria në tre dekadat e fundit ka ecur nëpër rrugë të pashkelura më parë dhe padyshim ka pasur zhvillime të forta ekonomike dhe politike. Por Shqipëria me një sipërfaqe pak më shumë se 28 mijë metra katror ka përjetuar edhe krime të ndryshme, që vitet e fundit duket se ka ?kapërcyer ylberin? dhe është bërë më i sofistikuar, më i organizuar dhe ata që bëjnë të tilla krime edhe më të fortë financiarisht.

Që prej fillimit të viteve 1990, vendi ynë rrëzoi diktaturën dhe nisi një epokë të re pluraliste, e shoqëruar me shumë krime, ku padyshim më të rënda ishin vrasjet.
Statistikat janë të frikshme. Nga viti 1990 e deri në fund të vitit 2019, pra pas plot 29 vitesh në Shqipëri janë vrarë 6451 persona, ku padyshim në vend të parë qëndron viti 1997, ku trazirat vunë përfund shqiptarët dhe krimi bëri kërdinë. Mes të vrarëve nuk janë kursyer as policë e fëmijë, as gra e të moshuar, as zyrtarë e mjekë, as banditë e deputetë.

Sa herë që ka pasur një qetësi politike në Shqipëri edhe krimi ka pësuar një tkurrje në dukje. E kundërta ndodh, fjala bie në rastet e proceseve zgjedhore. Sa herë që afrohen zgjedhjet, sa herë që garon politika, sa herë që ka tension dhe presion politik, krimi në Shqipëri rritet.
Ky krim rritet sa herë që palët politike luftojnë se kush do të marrë pushtetin dhe kjo sjell agresivitet që përcillet nga kupola e politikës deri në popullsinë e thjeshtë. Është si një rregull i pashkruar në këto tri dekada që, për fat të keq, ka funksionuar në perfeksion.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vrasjet#TopChannel

Recommended