Nga shtimi i klasave tek ashensori e fushat sportive, ja si do jetë shkolla e re 'Sami Frashëri'

  • 4 years ago
E ndërtuar në vitet ?60, gjimnazi ?Sami Frashëri? në Tiranë është një nga shkollat e para që do të rindërtohet pas dëmeve të rënda që pësoi në kolonat mbajtëse nga tërmeti i 26 Nëntorit. Godina e re që do t?i japë fund edhe mësimit më 2 turne, do të jetë një shkollë me mjedise shumë herë më të mëdha e kushte të përshtatshme për një proces mësimor brenda të gjithë parametrave të një shkolle evropiane.

Ambientet e godinës së vjetër të shkollës përfshinin 38 klasa me kapacitet 38-39 nxënës secila dhe një numër total nxënësish prej 1452. Ndërkohë, projekti i propozuar parashikon një kapacitet prej 49 klasash me nga 30 nxënës secila dhe një klasë me 24 nxënës, duke arritur kështu në një numër total nxënësish prej 1494.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe laboratoreve që do të ndihmojnë nxënësit në përvetësimin e dijeve edhe në praktikë. 

Godina ka pasur 4 ambiente laboratorësh me sipërfaqe që variojnë nga 36 m2 deri në 80 m2. Projekti i ri parashikon ndërtimin e 7 laboratorëve me sipërfaqe që variojnë nga 40 m2 deri në 100 m2; përkatësisht për lëndët kimi, vizatim teknik, informatikë, gjuhë e huaj, biologji, art/pikturë dhe muzikë.

Gjithashtu, shkolla do të ketë më tepër se 4-fishim të sipërfaqes së hollit të ri në hyrje dhe po ashtu të bibliotekës që do të ketë kapacitet për 100 persona.

Në ndryshim nga godina e vjetër, projekti do të përfshijë një auditor të ri me sipërfaqe 140 m2 me një kapacitet prej 100 personash. Gjithashtu, godinës do t?i shtohet një depo dhe ambiente teknike me një sipërfaqe prej 500 m2.

Recommended