Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh/ Violonçelisti është vlerësuar nga Presidenti Meta
  • 4 years ago
Një nderim pak i vonuar, por absolutisht i merituar, titulli Mjeshtër i Madh për profesorin e mirënjohur Gjovalin Lazrin.


Violincelistin solist por mbi të gjitha profesorin e shumë brezave të studentëve. Gjovalin Lazri për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nuk mundi të ishte këtu në institucionin e presidencës për të marrë vetë titullin Mjeshtri i Madh, megjithatë atë do ta kujtojnë te gjithë brezat e studentëve për të cilët ai ka kontribuar dhe sidomos muzika dhe kultura shqiptare për kontributin e madh që ju ka dhënë.

?Jam nga Skrapari, por vetëm iso di të mbaj dhe këngën nuk di ta pre sic duhet. Kështu qe ju ftoj të jeni të vemendshëm për mungesën e vetëdijes sonë institucionale të vleresimit të gjithë personaliteteve. Muzika e bën shoqërinë më të harmonishme, sic e ka bërë edhe prof. Gjovalin Lazri?.

?Është një nder që më gëzon shumë dhe të them të drejtën indirekt këtë ai e ka marrë këtë vlerësim nga studentët dhe kolegët në gjithë këto vite me radhë?.

?Ka edukuar breza e breza të tërë muzikantësh si drejtuesi i Liceut Artistik. Profesor Gjovalini dhe zysh Adërdita e pianos, bashkëshortja. Unë them shumë bukur që kujtohen për personalitete?.

?Unë sa herë vij në Shqipëri gjithmonë i luaj ndonjë program kështu që vazhdoj të kem një kontakt profesor student që më ndihmon shumë?.

GJOVALIN TISH LAZRI lindi ne Shkoder me 13 tetor 1936

Ne vitin 1950 -1958 ndjek Liceun Artistik ?J. Misja?, Tirane me Prof. Boris Skabllov, Matej Guralumi dhe Ymer Skenderi.

Ne vitin 1959 fillon studimet e larta ne Akademinë e Muzikës dhe Arteve ne Pragë.
Më pas ka punuar si mësues violonçeli dhe zv/Drejtor Artistik i Shkollës se Mesme Artistike ?Jordan Misja?, ne Tirane.

Gjatë ketyre viteve ka përgatitur breza te tërë artistësh violonçelist, ka debutuar vetë si solist.

Ndër vite ka botuar artikuj, metoda, dhe studime profesionale ne fushën e artit dhe te kulturës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjovalinLazri#IlirMeta#TopChannel
Recommended