Trafik kilometrik ne sheshin "Shqiponja" | Lajme - News

  • 4 years ago
Ky trafik në hyrje të Tiranës përfundon pas disa kilometrash. Situatë kjo e përditshme!

Këto automjete duhet të presin minuta të gjata apo edhe orë në trafik për të hyrë në Tiranë. Situata vijon që prej nisjes së punimeve në ish-rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në mungesë të një rruge alternative për të kaluar.

Ngushtimi i rrugës për shkak të punimeve në Unazën e Madhe krijon çdo ditë kaos, humbje kohe dhe stres për mijëra drejtues të makinave që kalojnë në këtë segment.

Një pjesë e tyre përdorin rrugicat për t?ju shmangur trafikut, po kjo nuk është një zgjidhje përsa kohë që ka një numër të lartë automjetesh që bllokojnë çdo kalim.

?Sot po kaloj këtu se i bie rrugicave. Prej mbikalimit apo nënkalimit që po ndërtohen është ky problem?.

-Sa kohë ke me trafik??30 minuta!?

-Nga po vjen?

?Nga Kamza. Këtu më shpejt ikën në këmbë sesa me makinë, shumë trafik. E bëjmë përditë këtë rrugë e sidomos kjo situatë është nga ora 13:00 deri 17:00?.

Në të njëjtën vështirësi ndodhen edhe makinat e ambulancës që po ashtu duhet të lëvizin në këtë segment.

Menaxhimi i trafikut është po aq i pamundur për efektivët e policisë.

Askush nuk ka ndërmarrë një zgjidhje, me gjithë shtimin e lëvizjeve për shkak të sezonit veror dhe daljes nga gjendja e pandemisë.

Situata përshkallëzohet në rrugën ?Teodor Keko?, ku trafiku shtrihet disa kilometra nga ish-rrethrrotullimi i Shqiponjës e deri në Astir.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended