Genc Pollo interviste pas kthimit nga Brukseli - (1 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

?Një pjesë e klasës politike është e interesuar, që vendi të ketë qeverisje të dobët?, kështu ka deklaruar sot Genc Pollo, i sapokthyer nga Brukseli, duke përmbledhur edhe përfundimet e Konferencës ?Treshja dhe Ballkani?, në të cilën u diskutua rreth zhvillimit të Europës Juglindore.

Genc Pollo:- ?Ka një pjesë të klasës politike, kjo vlen shumë për Shqipërinë, por vlen edhe për vende të tjera, që janë të interesuara që shteti të jetë i dobët dhe jo demokratik, në mënyrë që ata të përfitojnë nga mosfunksionimi i shtetit. Ky është një problem shqetësues që shoqëritë e këtyre vendeve e kanë të vështirë ta luftojnë dhe prandaj duhet një ndërhyrje më e madhe nga struktura të qëndrueshme siç janë ato të Bashkimit Europian apo organizata të tjera ndërkombëtare?.

Duke marrë shkas nga kjo, Pollo është shprehur i vendosur për të vazhduar reformimin e Partisë Demokratike.

Genc Pollo:- ?Është një linjë, që duhet ta çojmë përpara sepse PD, u krijua nën thirrjet ?Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa? dhe nuk mund që askush, as një lloj fryme ish-komuniste të ringjallet tani me parullat e Enverit, por besoj se kjo do të eci përpara, do të shkojë shumë mirë?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended