Wake Up/ "Eja në Ksamil", thirrja e operatorëve për pushime më të lira dhe pa COVID

  • 4 years ago
Saranda dhe Ksamili po përgatiten për një verë të vështirë. Kjo zonë në shkurt ishte në vendet e para të Tripadvisor për destinacionet e ardhshme të udhëtimit. Ajo u rendit e dyta pas Kaliningradit në Rusi. Por rezervimet janë ulur të paktën 60% në krahasim me vitin e kaluar. Rezervimet e gushtit përfshijnë turistë nga Italia, ndërsa shtatori premton të sjellë turistë nga Bullgaria, Gjermania dhe Greqia. Një fushatë e gjerë e operatorëve lokalë po bëhet për të tërhequr të paktën turistët vendas. Në vitin 2019 në Shqipëri erdhën 6,4 milionë të huaj dhe autoritetet i konsiderojnë ata turistë. Nëse konsiderojmë shifrën e vitit 2005 ku në vend erdhën vetëm 600-mijë turistë, rritja rezulton të jetë e konsiderueshme.
Vitet e fundit, turizmi është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.
Kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë bashkë me sektorët që varen prej tij, ka një vlerë prej 26,2% dhe mbi 291 mijë persona janë të punësuar në këtë sektor dhe sektorët që varen prej tij. Ajo se çfarë do sjellë koronavirusi për këtë sektor në vështirësi serioze, mbetet ende për t?u parë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended