U përpoq t’i shmangej policisë/ Arrestohet 35-vjeçari në Pogradec

  • 4 years ago
Një 35-vjeçar ka rënë në pranga në Pogradec pasi po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm. Ndonëse ai u përpoq t?i shmangej policisë, u arrestua në flagrancë.


Bëhet fjalë për I. B., banues në Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se ky shtetas transportonte me mjetin e tij furgon, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, efektivët kanë organizuar punën, duke bërë lokalizimin dhe më pas kapjen e prangosjen e këtij shtetasi.

Kapja e tij u bë pranë vendit të quajtur ?Enkelana? dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur ?Gur i Kuq?.

Në mjetin fugon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit. Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pogradec#Arrested#TopChannel

Recommended