Top News - Votimi në kuvend/ Kalon ligji për policët e burgjeve

  • 4 years ago
Kuvendi i Shqipërisë me votat e mazhorancës ka rrëzuar këtë të enjte në seancë plenare dy dekretet e Presidentit Ilir Meta për ligjin e shërbimeve të pagesave dhe shtesën e kontratës së koncensionit në Porto-Romano. Nga ana tjetër deputetët kanë miratuar dy ligje të rëndësishme që është ai i policisë së burgjeve dhe për shërbimin e provës, por është marrë dhe vendimi për përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Me miratimin nga Kuvendi të projektligjit për policinë e burgjeve, efektivët e burgjeve do të paguhen njëlloj me ata të policisë së rendit.
Konkretisht përfitimet e policëve të burgjeve me hyrjen në fuqi të ligjit do të jenë rritja e pagës për grade, ccka ka efekt të menjëhershëm, ndërsa dy përfitimet e tjera vijnë me fillimin e vitit të ri. Kështu shtesa për vjetërsi pune dhe shtesa për natyrë të veçantë pune do të fillojë efektet më 1 janar 2022.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Votim#Kuvend#TopChannel

Recommended