Top News - "Rrezik pastrim parash"/ Meta kthen ligji për kriptomonedhat
  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta I kthen Kuvendit një tjetër ligj për rishqyrtim. Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për kriptomonedhat ose siç njihet ndryshe monedhat virtuale

Sipas njoftimit të presidencës ligji ?Për tregjet finaciare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë? nuk është firmosur nga kreu I shtetit pasi ka disa mangësi. Në arsyetimin e Metës theksohet se ky ligj krijonë hapësirë për pastrim parash. Ai shprehet se pavarësisht se monedha virtuale është e mirëpritur në shumë pjesë të botës, disa vende janë të kujdesshme për shkak të: paqëndrueshmërisë; natyrës së decentralizuar; kërcënimit të perceptuar ndaj sistemeve monetare aktuale; dhe lidhjeve me veprimtari të paligjshme si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave.
?Lidhur me rrezikun e shtuar të transaksioneve ilegale, të pastrimit të parave dhe të shmangies fiskale. Të dhënat publike tregojnë se, në të gjitha vendet ka patur një shqetësim mbi rastet e shumta të mashtrimit nëpërmjet emetimit dhe tregtimit të tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale?, shkruan ndër të tjera Meta.

Ligji për kriptomonedhat është miratuar në Kuvend më 21 maj. Shqipëria është vendi i tretë në europë, pas Francës dhe Maltës që njeh me ligj kriptovalutat. Ky ligj do të sjellë njohjen e 5500 llojeve të valutave, të cilat do të mund të këmbehen me para cash në çdo pikë këmbimi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Meta#TopChannel
Recommended