Top News - Ambasadorja e SHBA/ Të funksionojë gjykata kushtetuese

  • 4 years ago
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se populli shqiptar duhet të bashkohet kundër korrupsionit, ndërsa klasa politike duhet t?i përgjigjet detyrimit për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.

Sipas ambasadores, ata që janë kundër reformës në drejtësi janë në sulm, ndërsa shton se është urgjencë ngritja e Gjykatës Kushtetuese.
Këtë javë, pata mundësinë të vizitoja Krujën, kështjellën e heroit të Shqipërisë, Skënderbeut. Përballë sulmesh të njëpasnjëshme nga forca ushtarake më e madhe e kohës, Skënderbeu nuk u dorëzua. Përkundrazi, bashkoi vendin, refuzoi të hiqte dorë, dhe në fund doli fitimtar pavarësisht të gjitha gjasave.

Katër vjet më parë, parlamenti ? në përgjigje të kërkesave të popullit shqiptar ? miratoi Reformën në Drejtësi. Pavarësisht gjithçkaje, vijon ambasadorja amerikane, zbatimi ka pasur përparim real: shumica e institucioneve të kërkuara janë ngritur, vetingu ka larguar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk shpjegojnë dot pasurinë e tyre, dhe gjyqtarë dhe prokurorë të rinj po trajnohen dhe merren në punë. Reforma në Drejtësi ka qenë e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që Shqipëria të sigurojë të ardhmen e saj si një anëtar edhe më me vlerë i NATO-s dhe anëtare e plotë e e Bashkimit Evropian.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ambasadorja#SHBA#TopChannel

Recommended