Nisin ankandet live, por shitjet online shenojne rekorde | Lajme - News

  • 4 years ago
Diamante të rrallë, me ngjyra të ndryshme, gurë të çmuar dhe perla po kaq me vlerë do të dalin në shitje gjatë kësaj jave në Gjenevë të Zvicrës, duke hapur kështu edhe ankandet live ose të drejtpërdrejta.

Deri tani shtëpia e ankandeve ?Sotheby? i ka realizuar shitjet online për shkak të pandemisë dhe rregullave strikte anti-covid dhe ka rezultuar një sukses, pasi gjatë kësaj periudhe shitjet e bizhuterive kanë shënuar rritje të ndjeshme. Dhe pikërisht për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur të mos i mbyllin shitjet në internet.

?Shitjet e drejtpërdrejta kanë vendin e tyre, absolutisht, kanë historinë e tyre, emocione të veçanta, ekzaltimin etj, por shitjet në internet do të vazhdojnë paralelisht dhe mendoj se do të shkojnë shumë mirë?.

Dhe në mesin e kësaj parajse luksi është ky diamant blu, pak me shumë se tre karat me vlerë 6.3 milionë Franga zvicerane.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended