Top News - Kuvendi i Kosovës/ Shtyhet seanca plenare për dialogun

  • 4 years ago
Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës së nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.


Sot ishte planifikuar vazhdimi i seancës, në të cilën do të diskutohej për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar një rezolutë, por me kërkesë të grupit të saj parlamentar, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të shtyjë vazhdimin e saj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona ?të tjerë? me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë. Presidenti Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e kanë anuluar pjesëmarrjen në takimin e planifikuar të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#KadriVeseli#TopChannel

Recommended