Wake Up/ Si u bë për herë të parë regjistrimi i shqiptarëve në kohën e mbretërisë

  • 4 years ago
Nevila Nika, historiane na tregoi për regjistrimin e parë të popullatës shqiptare në vitet '30. "Ky është regjistrimi i parë zyrtar i shqiptarëve. E veçanta është se ky regjistrim u bë për shqiptarët që jetonin në Shqipëri por dhe për shqiptarët e diasporës. Ky regjistrim fatkeqësisht nuk na ka ardhur i gjithi sepse, gjatë luftës ka pasur dhe shkatërrime, kanë humbur disa prej komunave dhe prefekturave, kanë humbur dokumentacionet për regjistrimin e parë. Për kërshërinë e publikut, në këtë regjistrim të parë përveç gjinisë, emrit, mbiemrit atësisë dhe mëmësisë një nga të dhënat interesante është se aty kërkohej edhe Ditunia: Pra çfarë dijesh kishin individët, nëse dinin shkrim dhe këndim dhe cila ishte gjuha e nënës. Një tjetër detaj i regjistrimit asokohe ishin edhe karakteristikat fizike të personit që regjistrohej: i gjatë i shkurtër, me flokë pa flokë, ngjyrën e flokëve, me mustaqe pa mustaqe etj. Pra regjistrimi bëhej me të gjitha detajet e individit. Ky regjistrim për mua është i pari i plotë dhe gjendet në Institutin e Statistikave në Romë"- na zbuloi disa detaje nga historiku i regjistrimit të parë zyrtare të shqiptarëve në kohën e mbretërisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended