Gjykata e Gjeneves shpall fajtor Pacollin - (27 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Behgjet Pacolli, biznesmeni i njohur shqiptaro-zviceran, u shpall sot fajtor nga Gjykata e Gjenevës, në lidhje me çështjen e skandalit të rikonstruksionit të Kremlinit, në Moskë. Firma e tij Mabetex, kishte fituar tenderin miliona dollarësh me anë të një operacioni financiar mjaft të përfolur.

Hetuesit e kanë akuzuar Pacollin, se i ka paguar ryshfete të majme disa figurave të larta të oligarkisë ruse, përfshi edhe dy vajzat e ish-presidentit Boris Jelsin. Gjyqtari i kësaj çështje në Zvicër, Daniel Devo, e shpalli sot fajtor biznesmenin shqiptar në lidhje me këtë çështje. Ai gjithashtu deklaroi se Pacolli është gjendur fajtor edhe për akuzat e pastrimit të parave të pista dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale.

Ky skandal ka rreth një vit që ka shpërthyer, fillimisht në faqet e disa prej gazetave më të njohura të botës. Gjatë kësaj periudhe Pacolli është martuar me këngëtaren e famshme italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa. Burime nga Zvicra deklaruan se rreth këtij skandali po ndiqen dhe bashkëpuntorët rus të Pacollit. Drejtësia zvicerane vendosi gjithashtu sot të bllokojë të gjitha llogaritë bankare të shoqërisë Mabetex./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended