Ora News - Protestuan kundër HEC-eve, policia arreston 6 aktivistë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Policia ka shoqëruar në komisariat 6 aktivistë të cilët protestuan përpara kryeministrisë kundër HEC-eve në Vjosë.

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri shkruan se protestuesit e shoqëruar në komisariat janë Lavdosh Ferruni, Martin Gjonaj, Jani Marka, Megi Mustafaraj, Bashkim Rodoni dhe Astrit Xhika.

Me dhjetra forca policie kanë qenë në terren të cilët bënë shoqërimin e aktivistëve në komisariat si dhe shpërndarjen e protestës.

Më datë 19 qershor, grupimi i aktivistëve, "Të mbrojmë lumenjtë" përmes një letre zyrtare njoftuan Drejtorinë e Policinë për një tubim ditën e sotme (24 qershor)

Postimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra Shqipëri:

Mbrëmjen e sotme policia ka shoqëruar në komisariat 6 qytetarë që po protestonin paqësisht në mbrojtje të ambientit, kundër shfrytëzimit të egër të natyrës dhe burimeve ujore përmes HEC-eve abuzive. Nga informacioni që kemi deri tani, protestuesit e shoqëruar në komisariat janë Lavdosh Ferruni, Martin Gjonaj, Jani Marka, Megi Mustafaraj, Bashkim Rodoni dhe Astrit Xhika. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve.

Në Shqipëri shkatërrimi i mjedisit, i ekonomisë, i trashëgimisë së përbashkët, dhe në përgjithësi i publikes po shoqërohet me goditje edhe ndaj të drejtave bazë demokratike të qytetarëve, në orvatje e sipër për të instaluar shtetin policor.

?Faji? i vetëm i protestuesve ishte ushtrimi i të drejtës së tyre kushtetuese dhe civile të pjesëmarrjes në një tubim paqësor dhe shprehja e pakënaqësisë ndaj një dukurie si liçencimi i shfrenuar i HEC-eve që po e gjymtojnë natyrën tonë. Nga ana tjetër, zelli dukshëm i shpërpjesëtuar i Policisë së Shtetit për të shtypur edhe shprehjen më të vogël të pakënaqësisë në vendin tonë, konfirmon edhe më qartë rrezikun e instalimit të shtetit policor.

Tiranë, 24 qershor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/protestuan-kunder-hec-eve-policia-arreston-6-aktiviste

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended