VMRO-ja tubime elektorale në Shkup

  • 4 years ago
Sot VMRO-DPMNE në disa qytete e filloi fushatën zgjedhore. Nëse fitojnë, paralajmërojnë zero tolerancë për korrupsionin dhe kriminalitetin, shkurtimin e tatimit të sheshtë nga 10 në 8% si dhe rritjen e rrogave. Paralajmërojnë edhe investime prej mbi 4 miliardë euro për katër vite.

 ?Do të realizojmë më shumë se 1 mijë projekte për të mirën e Maqedonisë. Fokusi jonë kryesorë do jetë ekonomia, sepse ajo është zemra e çdo shteti dhe është zemra e jetës më të mirë. Në pjesën e ekonomisë premtojmë se papunësinë do e ulim nën 10%. Premtojmë se do rriten rrogat edhe atë të paktën për 25% në katër vitet e ardhshme- deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Recommended