Trump shtyn afatin e pezullimit te vizave nga pandemia |Lajme-News

  • 4 years ago
Rreth 170 mijë persona që kanë përfituar së fundmi kartën e gjelbër ?green card? për në Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të hyjnë në këtë vend të paktën deri në fund të këtij viti. Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të zgjasë me rreth 6 muaj afatin e pezullimit të dhënies së vizave për punonjësit e huaj. Vendimi për pezullimin e dhënies së vizave që është në fuqi prej Prillit për shkak të pandemisë së COVID-19, skadonte të hënën.
E paqartë është se si do të procedohet me personat që brenda këtij viti duhet të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për të kryer procedurat e lejeqëndrimit.
Zgjatja e afatit të pezullimit prek në total 525 mijë persona. Krahas përfituesve të ?green card? dhënia e vizave të punësimit pezullohet edhe për një kategori të gjerë punonjësish të huaj. Mes tyre përfshihen punonjësit e kualifikuar në fushën e teknologjisë së lartë, drejtues të korporatave ndërkombëtare por edhe punëtorë sezonalë si ata të sektorit të bujqësisë dhe mamitë.
Qëllimi i këtij vendimi nuk lidhet vetëm me rrezikun e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të infektuar me koronavirus nga jashtë. Zyrtarë të administratës amerikane thanë se një ndër qëllimet kryesore është edhe nxitja e punësimit të shtetasve që jetojnë brenda territorit të Shteteve të Bashkuara për të ulur shifrat e papunësisë që pandemia i shtoi në mënyrë drastike 11.2%, nga 3.5% në Shkurt në 14.7% në Prill kur u shënua edhe rekordi i viteve të fundit.
Kritikët thonë se ky vendim i Trump dëmton firmat amerikane, duke i lënë ato pa krah të kualifikuar pune që në shumicën e rasteve gjendet vetëm nga jashtë. Po ashtu lë në hije rolin e Kongresit në vendimmarrjet për çështjet e emigracionit, frenimin e të cilit presidenti amerikan e ka pasur prioritet që prej nisjes së mandatit. Por shumë prej projektligjeve të propozuara nga republikanët nuk janë miratuar në Kongres.
Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended