Top News - Covid në thertore/ Gjermania kthen izolimin

  • 4 years ago
Shpërthimi I infektimeve në një fabrikë mishi ka detyruar autoritetet gjermane të rikthejnë në nivel lokal masat e izolimit. Më shumë se 1.300 punonjës të fabrikës në Tonies kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe kryeministri I landit të Renani-Veriore Vestfalisë, Armin Laschet, tha se kufizimet do të kthehen në qytetin e Gutersloh, me rreth 360,000 banorë. Kjo shënon herën e parë që rikthehen karantina në Gjermani që kur vendi nisi te heqë masat bllokuese në muajin maj.

Sipas Laschet, izolimi i këtij qyteti do të zgjasë deri më 30 qershor, ndërsa e përshkroi vendimin si një "masë parandaluese". Gjermania është vlerësuar gjerësisht për reagimin e saj ndaj pandemisë, por ka shqetësime se numri i të infektuarve po rritet përsëri. Autoritetet megjithatë theksojnë se shpërthimet mbeten të lokalizuara. Duket se nëpër thertore, virusi përhapet më shpejt për shkak të turneve të gjata, faktit që njerëzit punojnë afër njëri tjetrin për të ndjekur zinxhirin e prodhimit, por këtu kontribuojnë edhe temperaturat e ulëta në të cilat ruhet mishi pasi koronavirusi, duket se preferon të ftohtin, një mjedis në të cilin mund të mbijetojë më gjatë jashtë organizmit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjermani#TopChannel

Recommended