Britani, 15 viktima nga Covid-19/ Bilanci më i ulët që nga 13 marsi kur shifrat ishin tragjike
  • 4 years ago
Vendi që ka shënuar rekordin e vdekshmërisë në Evrope, Britania këtë të hënë ka shënuar një rekord tjetër me kah të kundër. Vetëm 15 viktima këtë të hënë edhe pse gjithmonë të djelave dhe të hënave shifrat janë më të ulta.


Por kjo shifër është më e ulta që nga 13 marsi ku Britaninë filloj ta terrorizojë koronavirusi. Ekspertet thonë se ky virus po zhduket në Britani dhe kjo pasi 100 spitale në Angli kanë 48 ore pa asnjë të vdekur, ç?ka përbën 80% të spitaleve.

As Skocia nuk ka pasur asnjë vdekje në dy ditët e fundit, ndërkohë që Irlanda e Veriut nuk ka shënuar asnjë vdekje në tre ditët e fundit. Sakaq edhe numri i infektimeve ka rënë poshtë shifrës 1000 për herë të parë që nga muaji mars. Shifra totale e vdekjeve në Britani mendohet se është 50 mijë, më shumë se çdo vend në Evropë, dhe i treti në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Një nga shkencëtarët kryesor ka parashikuar muajin e kaluar se Britania pritet të mos ketë asnjë të vdekur në korrik, ndërkohë një studim i botuar sot sugjeron se numri i të infektuarave mund të shkoj në zero brenda tre javësh.

Britania të kujton se jeton në epokën e koronavirusit vetëm kur shikon rradhët dhe distancën prej afro 2 merta përpara supermarkatave dhe dyqaneve të mëdhenj, ndërkohë që brenda tyre kjo distancë shkon në zero.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britain#Europe#TopChannel
Recommended