Wake Up/ Bota e ka një listë "të zezë" të emrave për fëmijë. Zbuloni emrat e ndaluar

  • 4 years ago
Një çift në Itali vendosi ta quante fëmijën e tyre "E Premte" por gjyqtari tha se ky emër do ta bënte fëmijen objekt talljeje dhe bullizmi nga shokët.
Në Zelandën e Re, në listën e emrave të ndaluar ka edhe shembuj me të vërtetë të pazakontë si: ... 89, V8 (si motorri) apo Anal. Për këto emra në Zelandën e Re ka pasur të paktën një kërkesë për emërtimin e foshjnave të porsalindura që prej vitit 2001.
Suedia deri më tani ka penguar kërkesa të qytetarëve për t'i thirrur fëmijët e tyre Supermen dhe Metallica.
Në Islandë, emrat e foshnjave supozohet të përshtaten me gramatikën dhe rregullat e shqiptimit të gjuhës vendase e cila nuk është e thjeshtë në shqiptim. Ndaj emra si Carolina dhe Cristina janë kundërshtuar nga shumë gjykatës, sepse shkronja "C" nuk është pjesë e alfabetit islandez.
Në vitin 2014, Arabia Saudite rifreskoi listën e saj të emrave të ndaluar. Shumë emra si Laura, Linda dhe Alice, janë ndaluar për shkak se vijnë nga kultura perëndimore.
Në Francë dy vjet më parë një çift vendosi ta quante vajzën e porsalindur Nutella. Por një gjyqtar i ndaloi ata: emri mund të sillte pasoja për vajzën kur të rritej. Sugjerimi që dha gjyqtari ishte që vajza të quhej Ella (që në frengjisht është AJO)
Si në shumë vende, Kina nuk lejon që emri të jetë një simbol apo numër. Simboli "@" në kinezisht shqiptohet "ai-ta". Një çift besonin se simboli ishte një emër i përshtatshëm për djalin e tyre ... por qeveria kineze i ndaloi prindërit e rinj ti vinin djalit si emër një simbol.
Në Meksikë, për shkak se pati kerkesa të shtuara nga prindërit e rinj për ti quajtur fëmijët e tyre Robocop, qeveria u detyrua që ta shtonte edhe këtë emër në listën e emrave të ndaluar
Në Danimarkë ka një listë me 7,000 emra të paracaktuara nga autoritetet për fëmijët e porsalindur, jashtë kësaj liste është e vështirë, për të mos thënë e pamundur të merret miratimi për ta regjistuar fëmijën me një emër tjetër. Në gjykata janë regjistuar raste të prindërve që kanë propozuar emra si "Monkey" dhe "Pluto", që sigurisht janë refuzuar.
Në Japoni emri Djall është i ndaluar. Megjithëse Ministri i Drejtësisë ka saktësuar se qeveria: "nuk mund të kërkojë nga prindërit të ndryshojnë emrat e fëmijëve, pa bazë ligjore", emri "Djall", të cilin dy prindër donin t'i jepnin një foshnje të porsalindur, ishte në listën e emrave të ndaluar.
Menjëherë pas ngjarjeve të sulmit në Kullat Binjake në 11 shtator 2001, një çift turk që jetonte në Këln, Gjermani, u ndje i frymëzuar të thërriste djalin e tyre Osama bin Laden. Por regjistri gjerman ndalon emrat e huaj që janë të paligjshëm në vendin e prindërve, dhe Osama Bin Laden është në listën e emrave të paligjshëm në Turqi.
Në zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri ekziston një listë me 60 emra të papërshtatshëm për t?ia vendosur një fëmijë të sapolindur nga Arançata, Avash, Bretk, Burgim, Ballokume e deri te Shkurtime, Vajtime, Xhenaze apo Zehere.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel f...

Recommended