Qeveria Meta aprovon fondin per gazetat - (25 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Qeveria shqiptare ka vendosur më në fund ti vijë në ndihmë shtypit të shkruar shqiptarë. Fushatën për të sensibilizuar opinionin lidhur me disa probleme të mprehta, si çarmatimi i popullsisë, lufta kundër drogës, edukimi fiskal, etj, qeveria ka vendosur ta bëjë në faqet e gazetave dhe revistave shqiptare. Për këtë qëllim Këshilli i Ministrave aprovoi një fond prej 60 milion lekësh, i cili do të ndahet mes gazetave ?Shekulli?, ?Koha Jonë?, ?Albania?, ?Zëri i Popullit?, ?Rilindja Demokratike?, etj.

Kështu për herë të parë një qeveri shqiptare, që nga krijimi i shtypit të pavarur në Shqipëri 10 vjet më parë, vendos t?i vijë në ndihmë atij, në një kohë që problemet financiare janë të shumta për gazetat shqiptare. Fenomenet shqetësuese për shoqërinë, si armët, apo droga, do të trajtohen nëpërmjet spoteve publicitare në faqet e shtypit të përditshëm dhe revistave, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe angazhimin e tyre më serioz në probleme të tilla.

Dje shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve, dy organizatat e mëdha të gazetarëve shqiptarë, vlerësuan këtë nisëm të qeverisë, në kuadrin e ndihmës që i jepet shtypit, i cili prej vitesh po përballon një krizë të madhe financiare./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended