Top News - Shqiptari bie nga çatia/ Humb jetën në Firence të Italisë

  • 4 years ago
Një punëtor 56-vjeçar shqiptar vdiq për shkak të plagëve që mori pas rënies nga çatia e ndërtese ku po kryente disa riparime. Ngjarja ndodhi në Goito, në Prato, rreth orës 9.30 të mëngjesit të kësaj të hëne, ku shqiptari Imer Koltraka gjeti vdekjen brenda pak minutash.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes siç shkruajnë mediat italiane, viktima që ka lindur në Shqipëri, por që kishte jetuar për shumë vite në Firence, ishte duke zëvendësuar disa tjegulla në derën e ndërtesës, e cila merret me riparime automjetesh, kur ai do të vinte një këmbë në parmakun e dritares, çka ka sjellë rënien e tij. Pronari i ndërtesës dha alarmin tek emergjencat por që mund të bënin asgjë për shqiptarin.

Ndërkohë, familjarët janë të shqetësuar nëse duhet ta kryejnë ceremoninë në vendin ku ata jetojnë prej vitesh, apo në atdhe.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Firene#Itali#TopChannel

Recommended