Koronavirusi, mbi 1 700 raste aktive në Shkup

  • 4 years ago
Momentalisht në Shkup ka 1721 raste aktive, apo deri tani janë infektuar mbi 2500 qytetarë. Më shumë të infektuar ka në Çair-394, ndërsa në komunat Gazi Babë, Butel, Qendër, Aerodrom, Butel, Saraj dhe Karposh ka nga mbi 100 të infektuar. Në vend ka 40 vatra të koronavirusit, ndërsa gjymsa prej tyre janë në Shkup




?Ka klasterë tjerë më të vogla në kontakt me ekzistuesit dhe njerëz që janë kontakte individuale me klasterë. Diku një periudhë më të gjatë mes 65-70% janë numër i ri i rasteve të pacientëve brenda klasterëve, ndërsa tjerët janë jashtë?- deklaroi Venko Filipçe.

Prej dje në spitalin e fëmijëve në Kozle pranojnë edhe të rritur me koronavirus. Atje për momentin ka tre pacientë dy fëmijë pa simptoma dhe një pacient 81 vjeç. Në spitalin Kozle ka 70 shtretër.

?Ne jemi dhe ishim në fazë të ekipimit gjegjësisht pajisjes me terapi për të moshuar, që do të na duhet në këtë luftë që vijon në periudhën e ardhshme?- tha Angellço Andonovski- drejtor i spitalit të fëmijëve, Kozle.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka 13 pacientë të ri të shtruar. Për momentin janë 106 pacientë. 49 janë në trajtim oksigjeni dhe asnjë pacient nuk është në ventilim mekanik. Në spitalin mobil para Klinikës infektiv janë hospitalizuar 11 pacientë kurse 12 tjerë janë shtruar në spital "8 Shtator" ku 6 pacientë janë në respirator.

Igor Stefanovski

Recommended