Veliaj: E blemë vetë fabrikën e prodhimit të asfaltit, tani do të dyfishojnë investimet në rrugë

  • 4 years ago
TIRANE-Erion Veliaj u shpreh sot se për të rritur investimet edhe në nivel kapilar, Bashkia e Tiranës ka tashmë një fabrikë të saj të prodhimit të asfaltit. ?Kemi filluar instalimin e fabrikës së asfaltit, në pronë të Bashkisë së Tiranës. Pra, nga sot nuk do ta blejmë më asfaltin, por do ta prodhojmë vetë, çka na jep mundësinë të dyfishojnë investimet në rrugë e rrugica. Ishte një nga ato çudirat shqiptare, siç bllokohen shumë gjëra të mira. Humbëm tre vite nëpër gjyqe, ndërkohë që është një fabrikë e blerë në Gjermani. Mund ta kishim pasur 3 vite më parë, por megjithatë të shkuara të harruara. Si çdo gjë, në Shqipëri fillimisht pengohet, por pastaj kur realizohet, i gëzohemi të gjithë. Mezi pres që nga kjo verë, me fabrikën tonë që dyfishon sasinë e asfaltit që mund të përdorim çdo natë, të kemi mundësi të mbajmë premtimin për të ndërhyrë në çdo rrugë e rrugicë të lagjes?, theksoi Veliaj, sipas zyrës së shtypit të bashkisë.

Deklaratën Veliaj e bëri gjatë inaugurimit të këndit të ri të lojërave në njësinë nr. 10 në Tiranë. Gjatë inspektimit të këndit, i shoqëruar nga deputeti i zonës i PS, Fatmir Xhafaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është premtimi i radhës i mbajtur për qytetarët. ?I jemi rikthyer traditës, duke e fokusuar te sporti edhe këtë hapësirë, me një palestër në natyrë për ata që janë pak më të mëdhenj, si dhe është kompletuar me një kënd lodrash për fëmijët. Ne kemi pasur një parim: Çdo muaj hapim nga një kënd të ri lodrash. E kemi tejkaluar sepse në 60 muaj në Bashkinë e Tiranës, kemi bërë mbi 60 kënde lodrash?, u shpreh Veliaj.

Recommended