Drejtoresha e ISHSH-së- Janë gjetur edhe 2 institucione shtetërore në shkelje

  • 4 years ago
Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Vjollca Braho ka qenë sot në një inspektim në Arkivin Qendror të Sigurimeve Shoqërore, për të parë nga afër nëse janë zbatuar masat e higjenës dhe protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Në një prononcim për Fax News, Braho tha se bizneset me probleme më të mëdha për zbatimin e kushteve të higjenës dhe të distancimit social janë marketet, furrat e bukës, si dhe subjektet që operojnë në bazë të protokollit të kuq, si fasoneritë.

Drejtpresha e ISHSH-së tha më tej se në institucionet shtetërore është vënë re një respektim në masë i rregullave, me përjashtim të Bashkisë dhe Hipotekës në Durrës, ku janë vërejtur raste pozitive.

‘Situata më problematike ka qenë në markete, supermarkete, dyqanet e shitjes së bukës, pastaj subjektet që punojnë me protokoll të kuq si fasoneritë, por padyshim dhe në bare dhe restorante.

Kemi kryer 79 mijë kontrolle, dhe kemi marrë masa, ku janë gjobitur 302 subjekte. Gjobat variojnë nga 100 mijë lekë deri në 700 mijë lekë, ndërsa për subjektet që e kryejnë aktivitetet në biznese që janë ligjërisht të mbyllura, gjoba shkon deri në 1 milionë lekë.

Në institucionet shtetërore janë marrë masat, përveç në qytetin e Durrësit, në Bashki dhe në Hipotekë, ku punonjës ishin shpallur pozitiv, kemi marrë menjëherë masat për mbylljen e pjesshme të tyre”, tha Braho.

Recommended