Kujtim Gjuzi i nervozuar me batutën e Ramës: SHqiptarët e djegin vetëm një herë shaminë e beqarit

  • 4 years ago
Deputeti Kujtim Gjuzi në një deklaratë për mediat thotë se ka marrë garancinë nga kryeparmanentari Gramoz Ruçi për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Në një deklaratë, deputeti Gjuzi kërkoi nga kryeparlamentari Ruçi mbledhjen e një tryezë ku të jenë të pranishëm partitë parlamentare dhe jo parlamentare, por edhe intelektualë. Ai nuk la pa përmendur edhe batutën e kryeministrit Rama në Kuvend, për të cilën tha se është i nervozuar.

"Ju them të gjithëve që përgjegjësia maksimale në këtë rast nuk është e Edi Ramës kryeministër, i cili të enjten e kaluar lëshoi një batutë që nuk kishte kuptim. Ne jemi shqiptarë dhe njëherë e djegim shaminë e beqarit. Unë jam i nervozuar me thënin e kryeministrit prandaj i them kryetarit të Kuvendit merr të gjitha masat që gjatë javës të jemi në tavolinën e përbashkët sic thashë me partitë politike parlamentare jo parlamentare, me intelektualët e pavarur që janë në parlament. Ndërsa tryez tjetër të ketë akademikët, ne kemi 2 vjet që kërkojmë qeverinë akademike, vetëm ajo mund ta çojë vendin në zgjedhje dhe zgjedhjet mos të vidhen", u shpreh Gjuzi.

Recommended