Top News - Kosovë-Serbi/ Takimi në Washington, Çollaku: Fokusi, ekonomia!

  • 4 years ago
Zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale, do të jenë temat kryesore të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Washington të paralajmëruar për 27 qershor, konfirmohet nga zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Shefi i kabinetit të tij dhe këshilltari kryesor, Bekim Çollaku, tha për REL se delegacioni i Kosovës është përgatitur tashmë për këtë takim.

?Delegacioni i Republikës së Kosovës vjen i përgatitur që të diskutojë për këto çështje, por edhe për çështjet tjera që mund të ngrihen në takim?, tha Çollaku.

Delegacionin e Kosovës e përbëjnë presidenti Thaçi dhe kryeministri i porsazgjedhur Avdullah Hoti. Pala serbe ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se kush do të jetë në delegacionin e saj. Takimi në Shtëpinë e Bardhë është organizuar nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, pas marrjes së garancive se do të ndalohet fushata për tërheqjen e njohjeve për Kosovën dhe kërkesat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Grenell e theksoi se takimi në Shtëpinë e Bardhë është rast që t?i hapen dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve dhe shpreson që krerët e Kosovës dhe të Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë rast për kthim në dialog.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Serbi#TopChannel

Recommended