Vlorë, dhunohet fizikisht avokati Kujtim Çakrani: Ka të bëjë me çështjen e rrëmbimit të një personi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dhunohet fizikisht në Vlorë avokati Kujtim Çakrani.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë ai, i cili shprehet se kanë qenë dy persona që e kanë dhunuar për shkak të detyrës dhe çështjet me të cilat ai punon çdo ditë.

"Kam hapur zyrat dhe kam shkuar para zyrës në një lokal, ku dy person me një makinë zezë kanë dalë dhe më kanë kërcënuar që unë të heq dorë nga një çështje që është në hetim nga organi i akuzës. Unë jam një person që merrem me çështje rrëmbim personi dhe kam dhënë një intervistë në një televizion kombëtar për këtë.

Unë i identifikova ata, pasi kanë qenë para disa ditësh në zyrën time dhe i kam filmuar me kamerat, të paktën njërin prej tyre. Menjëherë pas dhunimit kama lajmëruar policinë, por ata janë larguar, ndërkohë që ata janë të identifikuar tashmë. Unë nuk heq dorë nga kërcënimet sepse jam avokat. Jam kërcënuar edhe herë të tjera. Do t?i shkoj deri në fund kësaj çështje. Policia duhet t?i gjejë patjetër këta persona."

Sipas tij dhuna në drejtim të tij ka qenë e vazhdueshme, fillimisht dhunë verbale me fyerje ofendime dhe më pas në kërcënime, deri sa është përshkallëzuar në dhunë fizike.

Çakrani konfirmon se dhuna ndaj tij ka ardhur si rrjedhojë e mbrojtjes së një çështjeje të një personi që dyshohet se është rrëmbyer.

"Unë jam avokat i viktimës, i personit që ka humbur në shtator dhe kur familjarët kanë kërkuar ndihmën time dhe nuk kam akuzuar njeri, por vetëm kam mbrojtur në varësi të akuzave të prokurorisë. Unë nuk kam akuzuar askënd."

Bëhet fjalë për shtetasin me origjinë nga Fieri, Fatjon Myrtaj, i cili mendohet të jetë vrarë nga kushëriri i tij Perlat Myrtaj, ndërsa ky i fundit është arrestuar.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vlore-dhunohet-shkak-te-detyres-fizikisht-avokati-kujtim-cakrani

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended