Dy fëmijë të prekur nga koronavirusi shtrohen për kurim në Kozle

  • 4 years ago
Këtë mëngjes, të shoqëruar nga polic? nga kufiri me Serbinë dhe një automjet sanitar, dy fëmijë të moshës një dhe pesë vjeç, të cilët janë pozitivë me Kovid 19, u dërguan në Spitalin e fëmijëve në Kozle. Drejtori i spitalit, Andonovski, për Alsat tha se fëmijët janë me shëndet të mirë dhe janë asimptomatikë. Sidoqoftë, për shkak të konstatimit pozitiv nga testet që i kanë bërë në Nish, ata duhej të shtrohen në spital sipas të gjitha protokolleve. Ata do të qëndrojnë në Kozle të paktën 24 orë, dhe nëse situata nuk ndryshon, ata do të lirohen për trajtim në shtëpi. Spitali Kozle është shndërruar në një qendër e re për sëmudjen kovid. Shtretërit e fëmijëve janë zëvendësuar me shtretër spitalorë për të rritur. Në këtë spital shëroheshin fëmijët me pneumoni, bronkit dhe sëmundje të tjera të mushkërive. Për shkak të mbingarkimit të spitaleve të tjera, tre fëmijë nga kjo klinikë janë transferuar në klinikën e fëmijëve dhe njëzet të tjerë duhet të vazhdojnë trajtimin në shtëpi. Drejtori i spitalit thotë se spitali është zgjedhur sepse ka të gjitha pajisjet moderne për trajtimin e sëmundjeve të tilla, dhe ka edhe mjekë - infektologë, por që nga nesër do të vijnë në ndihmë edhe tetë internistë nga klinikat e Shkupit.

Recommended