Korrupsioni në Zimbabve, PD: Mërtiri në kërkim ndërkombëtar, SPAK-u të fillojë hetimet

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Partia Demokratike i ka kërkuar sot SPAK të hetojë biznesmenin shqiptar Klodian Mërtiri i kërkuar nga INTERPOL për korrupsion në Zimbabve dhe lidhjet e tij në Shqipëri. Ish-deputeti i PD Klevis Balliu deklaroi sot se Shqipëria nuk lufton dot korrupsionin as sa Zimbabve dhe se qeveria shqiptare vijon ta paguajë miliona euro Mërtirin megjithëse është në kërkim ndërkombëtar për korrupsion. Sipas tij, inceneratori i Tiranës merr çdo muaj nga buxheti i shtetit rreth 1 milion euro, ndërsa landfilli fiton disa miliona të tjerë nga depozitimi i çdo lloj mbetjeje të qarkut të Tiranës.

Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, se po i paguajnë miliona euro për inceneratrët, Klodian Mertirit, i cili është në kërkim ndërkomëbatrë për korrupsion.Ish deputeti Klevis, balliu, thotë se Shqipëria nuk është as në nivelin e Zimbabves, kur bëhet fjalë për të luftuar korrupsionin.

''Kur ai ka mundur të korruptojë Ministrin e Shëndetësisë në Zimbabve, janë të gjitha shanset që edhe firma e Edi Ramës, Arben Ahmetajt apo Erion Veliajt për inceneratorin e Tiranës të jetë e blerë me korrupsion. Partia Demokratike ka dhënë shumë prova gjatë këtyre viteve se inceneratorët si në Tiranë, Elbasan dhe Fier janë superafera korruptive, që mbajnë emrin e Edi Ramës.''

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-mertiri-ne-kerkim-nderkombetar-e-qeveria-i-jep-miliona-euro-spak-u-te-filloje-hetimet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended