Zaptuan plazhin me çadra pa leje dhe kundërshtuan policinë, arrestohen 2 administratorë në Durrës

  • 4 years ago
DURRËS-Dy administratorë të një subjekti janë arrestuar në qytetin bregdetar pasi kundërshtuan policinë që u hoqi çadrat pa leje që kishin vendosur në plazh.

Të arrestuarit janë F. N. 51 vjeç dhe K. N. 56 vjeç, banues në Shijak, ndërsa një tjetër A. M. 32 vjeç po hetohet në gjendje të lirë. Të arrestuarit sipas policisë kishin zaptuar hapësirën e plazhit në vijën bregdetare, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.Ndërsa i riu me inicialet A. M. po hetohet në gjendje të lirë pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse, por nuk e kundërshtoi policinë duke i shpëtuar arrestimit ndryshe nga dy të parët, por të dy u gjobitën.

Recommended