LSI: Raporti i Venecias goditja e 3-të përfundimtare për Ramën, SPAK të procedojë penalisht Dvoranin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim Komisioni I Venecias konfimoi se ?Presidenti i Republikës në të gjithë veprimet e tij, ka zbatuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe çdo vendim për shkarkimin e tij ishte thjeshtë dhe vetëm një tentativë rilindase për të shantazhuar dhe kapur institucionin e Presidentit të Republikës.?

Në një prononcim për median nga selia e LSI-së,mesditen e sotme, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se Venecia i dha shumë të drejtë Presidentit të Republikës I cili ndali puçin antikushtetues të përgatitur me kujdes nga Rilindja për të rrëmbyer dhe kapur Gjykatën Kushtetuese në grushtin e saj.

Petrit Vasili: ?Venecia sqaroi qartë rolin e ish-kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani dhe i quajti në mënyrë të qartë dhe të prerë vendimet e tij si incidente të rënda që krijuan konflikt në mes të institucioneve, pra Dvorani ishte një instrument i qartë në duart e Rilindjes në funksion të puçit antikushtetues për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese. Njëherazi, jo i vendos vulën përgjegjësisë së rëndë penale që rëndon mbi këtë individ, i cili duke shpërdoruar ligjin, Kushtetutën dhe institucionin e tij, krijoi turbullirat e një premise kushtetuese dhe i shërbeu një skenari që ishte një goditje në kokë e shtetit ligjor në Shqipëri.?

Më tej LSI nxit SPAK të mos vonojë por të procedojë penalisht Ardian Dvoranin.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lsi-raporti-i-venecia-goditja-e-3-te-perfundimtare-ramen-spak-te-procedoje-penalisht-dvoranin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended