Ekskluzive/Intervista e fundit e Moikom Zeqos: Plotësova veprat, s’kam më kohë!

  • 4 years ago
?Rafti me poçe dhe pjata në kuzhinën e nënës, si një Olimp me Zotat në gjumë të thellë të përjetshëm. Ç?orbita ëndërron koka ime e prerë nga trupi? Shpesh jashtë kohës jam, si endacaku që nuk pati kurrë shtëpi, si udhëtari i vetëm në stacion, ku nuk vinë kurrë trenat e vjetër. Jashtë kohës? Mos i përkas një tjetër universi, një tjetër lloji të species??

Poeti i metaforave të mëdha, poliedriku Moikom Zeqo, një ditë para shtrimit në spital (8 qershor 2020) endej mes entuziazmit të botimit të tij të fundit dhe lodhjes fizike që e kish kapluar vrullshëm??Ky botim qe pjesë e periudhës së pandemisë në një kuptim, sepse kisha shumë kohë të lirë. Është pjesë e koleksionit tim, të cikleve, që kam bërë unë me poezi. Edhe besoj se është plotësimi i veprës sime, duke mos e ditur që nuk kam më kohë të tjera. Është një finalizim i veprës sime poetike. E shikoj, që edhe koha fizike që më ka mbetur nuk është më aq e gjerë, edhe aq në dispozicion. Kështu që jam shumë i lumtur, që e botova edhe këtë libër?, do të shprehej Moikom Zeqo, një javë para se të shuhej nga jeta për ?ReporTV?.

Në duar mbante me përkëdheli vëllimin ?Fata Morgana?, në kopertinën e së cilës pat shënjuar gjurmët e duarve të mbesës së dashur (e cila mban emrin e nënës së tij) Pandora-s, ndoshta ndaj, edhe për këtë sytë shndrinin, me një përlotje përmallimi...

Recommended