Veza e Antarktides, pas 9 vitesh studiuesit zbulojne “nenen” e saj |Lajme-News

  • 4 years ago
Është zbuluar në Antarktidë fosili i një veze me guackë të butë. Për 9 vjet me radhë shkencëtarët nuk i kishin vënë as emërtim, pasi ishte totalisht i panjohur, dhe e titullonin thjesht ?gjëja?. Pas shumë kërkimesh e studimesh, tani është zbuluar se është i vjetër 66 milionë vjet, është fosili i parë i gjetur në kontinentin e bardhë që dikur ka qenë i gjelbërt dhe i banueshëm. Gjallesa të cilës i përket veza besohet se është e përafërt me atë të një hardhucë deti, por që është rreth 30 cm e gjatë.
Pas analizimeve të imtësishme për vite me radhë, ekpertët thonë se ko është veza më e madhe e gjetur ndonjëherë dhe me lëvozhgë të butë, dhe mendohet se i përkiste një reptili gjigand detar të zhdukur tashmë. Sipas tyre, përmasat e kafshës mund të krahasohen me ato të një dinozauri të madh, por veza e gjetur është plotësisht ndryshe si përbërje e strukturë me ato të banorëve të famshëm të dikurshëm të Tokës sonë.
Në vendin ku është gjetur fosili i kësaj veze, janë gjetur edhe mbetje të tjera skeletesh mozazaurësh, kryesisht ekzemplarë adultë. Hipoteza që hidhet është pikërisht se mjedisi në atë epokë në kontinentin e bardhë, të ketë qenë si çerdhe për këto lloj kafshësh, me ujëra të cekëta, ku reptilët e porsalindur mund të rriteshin pa rreziqe.
Studimi është kryer nga grupi kërkimor i Universitetit të Teksasit dhe është publikuar në revistën prestigjoze shkencore ?Nature?.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended