Debati për 15 kushtet, Braimllari: PE sinjal Ramës të futet në binarët e kushtetutshmërisë

  • 4 years ago
Parlamenti Europian ka miratuar mbrëmjen e 19 Qershorit amendamentin e partive të djathta evropiane për Ballkanin Perëndimor. Pjesë e këtij amendamenti ishte edhe Shqipëria, për të cilën Partia Demokratike shprehet se vendit do t'i duhet të plotësojë 15 kushte, përpara se të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për negociatat.

Në të njëjtën linjë me Partinë Demokratike qëndron edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i cili heq përgjegjësinë e veprimeve të fundit politike të opozitës duka ia deleguar përgjegjësinë për plotësimin e këtyre detyrimeve mazhorancës. Sipas tij, e vetmja pikë ku opozita duhej të jepte kontributin e saj, është Reforma Zgjedhore.

Recommended