Top News - Zgjedhjet në Serbi/ Kosova nuk ofron asnjë ndihmë

  • 4 years ago
Autoritetet e Kosovës nuk ndihmojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në vendbanimet me shumicë serbe. .Procesi I votimit atje zhvillohet të dielën në 21 qershor, dhe për mbarëvajtjen e tij dhe grumbullimin e votave, do të kujdeset misioni i OSBE-së në Kosovë. Një praktikë e tillë është ndjekur dhe në të kaluarën.
? Një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës. Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë?, sqaroi zëdhënësi i këtij misioni, Jeff Bieley. Kryetarja e KQZ-së në Kosovë Valdete Daka, deklaroi se ky komision nuk është fare e përfshirë në organizimin e zgjedhjeve të Serbisë që mbahen edhe në territorin e Kosovës. "Ne si KQZ i organizojmë vetëm zgjedhjet që shpallen në Republikën e Kosovës. Për zgjedhjet që mbahen në Serbi dhe që ato janë lejuar të mbahen edhe në Kosovë, ne nuk kemi asnjë kompetencë?, tha Daka. Sipas mediave serbe, Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë, ka miratuar edhe udhëzimin për zbatimin e votimeve në territorin e Kosovës, ku situata me koronavirusin është përkeqësuar javën e fundit, me 500 raste të reja infektimesh brenda gati 6 ditësh.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OSBE#Kosovo#TopChannel

Recommended