Shkon ne 43 numri i viktimave te Covid |Lajme-News

  • 4 years ago
Koronavirusi vijon të shënojë jetë të humbura duke e çuar në 43 totalin e viktimave të kësaj pandemie në vendin tonë.
? Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, me gjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesen e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës?.
Në 24 orët e fundit rastet e reja me koronavirus janë shtrirë në disa qytetet. Për herë të parë raste janë shënuar edhe në Përmet.
?Janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet?.
Problematike mbetet situata në shërbimin infektiv.
?Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar?.
Me rritjen e rasteve të reja në rritje ka ardhur dhe numri i personave aktiv që rrëzikojnë të përhapin inefksionin nëse nuk izolohen. Aktualisht janë aktualisht 722 të sëmurë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended