Top News - Në kërkim dhe një person i tretë/ Ekzekutimi i Billës

  • 4 years ago
Vrasja e Hekuran Billës është zbardhur thuajse plotësisht edhe për autorët dhe motivet, por Policia tashmë është vënë në kërkim të bashkëpunëtorëve në krim.
Pas arrestimit të Viktor Markut dje në Mal të Zi, që më pas iu dorëzua policisë shqiptare dhe nipit të tij dy ditë më parë, është shpallur në kërkim një person i tretë.

Bëhet fjalë për shoferin që ka ndihmuar Viktor Markun të largohet nga vendi i ngjarjes. Sipas Policisë, shoferi pas krimit është larguar dhe ka djegur makinën në Pezë dhe u zhdukën me një tjetër makinë.
Ndërkohë pas arrestimit Viktor Marku nuk ka bërë asnjë deklaratë, ndërsa avokati po përgatit të gjitha pretendimet që do bëhen publike në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë.

Nga rindërtimi i ngjarjes Viktor Marku ka qëlluar mbi Hekuran Billën duke i dalë përpara makinës pasi i kanë bllokuar rrugën me dy makina. Pjesë e krimit është edhe Sebastian Mali, që para grupit hetimor mohoi akuzat e bashkëpunëtorit në vrasje. Përpara grupit hetimor ai deklaroi se ka qenë duke kaluar në zonë, te Komuna e Parisit, por pa pasur asnjë lidhje me atentatin.

Viktor Marku akuzohet se ishte ai që qëlloi për vdekje 40-vjeçarin duke marrë hakun për vrasjen e të vëllait, Prel Marku në 2006 në Angli nga Hekuran Billa. Ndërsa nipi i tij, Sebastian Mali akuzohet se mori pjesë në atentat duke sinjalizuar dajën për të qëlluar mbi Billën pasi futet në kryqëzim dhe drejtohet për te qendra tregtare.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
# HekuranBilla#TopChannel

Recommended