Zbulohet baza e armeve ne Tirane, pjese e nje grupi kriminal | Lajme - News
  • 4 years ago
15 armë, 10 granata dore, 10 detonatorë dhe 10 kallëpe me tritol u gjetën në këtë banesë në zonën e Yrshekut. Shkak i kontrolleve të policëve të Komisariatit Nr. 6 u bënë disa të shtëna me armë në drejtim të kompleksit Eifel, pak ditë më parë.

Mes armëve të sekuestruara bien në sy 7 kallashnikovët, të cilët do ekzaminohen nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Është zbuluar edhe 1 mitraloz i lehtë, si dhe 2 automatikë MP7, që futen tek armët e rënda.

Në pranga ka rënë Gëzim Haroku, personi që duket në këtë foto, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal në Tiranë, thotë policia. Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Erigers Mihasi, një emër i njohur për drejtësinë.

Ai është arrestuar si një nga personat që dyshohet se grabiti banesën e prindërve të Elton Çiços, të vrarë në Tiranë më 1 Maj 2016-të. Po kështu Erigers Mihasi është një ndër personat që u pyet për ngjarjen në ish-Bllok në lokalin ?Monopol?, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Grupi hetimor shpreson që të gjenden gjurmë në këto armë, që mund të zbardhin disa prej vrasjeve që kanë ndodhur në Tiranë dhe Durrës vitet e fundit. Po kështu po hetohet edhe lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Elbasan.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended