Rikthim ne koalicion me PS-ne? Kryemadhi: Vetem nese jam cmendur...

  • 4 years ago
Opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje. Për këtë Monika Kryemadhi kujtoi marrëveshjen e nënshkruar më 23 Prill të të gjitha partive të opozitës, të cilat kanë marrë angazhimin të marrin pjesë në zgjedhje si front i bashkuar opozitar.
Kryemadhi deklaroi gjatë emisionit ?Opinion? në Tv Klan se në këtë listë mund të vijnë edhe parti të tjera që duan një parlament demokratik.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka ndonjë shans për t?u kthyer në koalicion me PS-në, Kryemadhi tha: ?Vetëm nëse unë jam e çmendur?, duke mohuar në këtë mënyrë rikthimin në një koalicion me selinë rozë.
Blendi Fevziu: Gjithë opozita e bashkuar do të shkojë në një listë ose koalicion të përbashkët?
Monika Kryemadhi: Patjetër, në një koalicion të madh.
Blendi Fevziu: Do të hapeni dhe për parti të tjera që duan t?i bashkohen kësaj listës së madhe?
Monika Kryemadhi: Patjetër.
Blendi Fevziu: Me çfarë kriteresh?
Monika Kryemadhi: Me kritere shumë të thjeshta, për t?i ofruar shqiptarëve një parlament të denjë.
Blendi Fevziu: Kjo marrëveshje me PD është definitive, apo po e zgjati Rama mund të kaloni andej?
Monika Kryemadhi: Është definitive dhe janë njohur strukturat më tej.
Blendi Fevziu: Ju si LSI do të shkoni me PD... me partitë e tjera nuk keni po them ndonjë shans të riktheheni tek Rama në një koalicion të mundshëm?
Monika Kryemadhi: Vetëm nëse unë jam e çmendur dhe që jam një njeri që nuk e mbaj fjalën. Unë shquhem që jam një njeri që e mbaj fjalën.
Mentor Kikia: Jeni çmendur nja dy herë./tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended