Mentor Kikia: Vetem Papa mbeti pa e pershendetur marreveshjen per Reformen Zgjedhore

  • 4 years ago
Pas arritjes së konsensusit mes qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore, duke se kjo marrëveshje ka ngecur sërish.

Kryeministri Edi Rama sot kërcënoi Lulzim Bashën se do ta grisë marrëveshjen nëse do të sillen kushte të tjera.

Për të folur për këtë çështje, në studion e emisionit ?Opinion? në Tv Klan ishte kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila u pyet disa herë përse ka ngecur marrëveshja për reformën. Gazetari dhe kryeredaktori i Klan Plus, Mentor Kikia tha ironikisht se arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore e përshëndetën të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, madje ironikisht u shpreh se ka mbetur vetëm Papa Francesku për ta përshëndetur.

Kryetarja e LSI u shpreh se pas arritjes së kësaj marrëveshje, nga mazhoranca ka një lloj nervozizmi.

Monika Kryemadhi: Pas dakordësimit të 5 Qershorit kemi një lloj nervozizmi nga pala tjetër. Çdo gjë ka nisur rrugën e duhur politikisht, pavarësisht se nga ana ekonomike ka bërë që shqiptarët të ndjejnë një presion që vjen në xhepat e tyre. Unë nuk kam përgjigje për këtë. Jam e bindur që Rama do ta votojë me atë që do të dakordësohet në këshillin politik. Reforma zgjedhore është një nga hallkat e një zinxhiri shumë të madh që ka sot Shqipëria.

Mentor Kikia: U bë marrëveshja, u përshëndet, vetëm Papa mbeti pa e përshëndetur. Pse nuk ecet në fillin e marrëveshjes?

Monika Kryemadhi: E para njëherë, nuk është marrëveshje është dakordësi për të vendosur rregullat e lojës.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended