Rënia e Fatmira Hajdarit, dosjet e bujshme nga Gërdeci tek lirimi i Ben Qimes, Gjin Nikës dhe Hoxhës
  • 4 years ago
Pas 19 muaj verifikime dhe një seance dëgjimore katërorëshe, Komisioni i Vetingut njoftoi sot shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga drejtësia. Nga sot gjyqtarja e Apelit nuk mund të hyjë në dyert e drejtësisë si gjyqtare, pasi nuk arriti të justifikonte me burime të ligjshme një pasuri me vlerë rreth 470 mijë USD si dhe të përligjë fshehjen e ndalimit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatmira Hajdari ka bërë një karrierë 20-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Ajo e ka nisur karrierën në drejtësi në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.