Top News - Gjykata në Shkup/ 7 vite burg për ish kryeprokuroren

  • 4 years ago
Një gjykatë në Shkup e dënoi me 7 vjet heqje lirie ish-kryeprokuroren e Prokurorisë së Posaçme, Katica Janeva, në rastin e njohur gjyqësor si ?Reket? (Zhvatja), ndërsa të akuzuarin e parë Bojan Jovanovski, i njohur në publik si Boki 13, me 9 vjet heqje lirie. Janeva u shpall fajtore dhe dënua për veprën shpërdorim i detyrës dhe të autorizimit zyrtar. Ndërkaq, Bojan Jovanovski për veprën ?përfitim shpërblimi nga ndikimi jozyrtar? dhe për larje parash. Prokuroria publike e hapi rastin para 11 muajsh me arrestimin e Boki-13, i cili prej atëherë ndodhet në paraburgim; ndërkohë, zonja Janeva u akuzua në gusht të 2019-s dhe pasi kaloi pak muaj në paraburgim, u la më pas në arrest shtëpie. Gjykata i dënoi ata pasi gjeti se nga nëntori i vitit 2018 deri në prill të 2019-ës Jovanovski përmes ish-prokurores së posaçme Janeva kishte bërë që të ndikohej në rastin gjyqësor ?Perandoria?, ku akuzohej biznesmeni Jordan Kamçev. Jovanovski kishte marrë 1,5 milion euro nga biznesmeni, teksa Janeva kishte përvetësuar pronë me vlerë prej 50 mijë eurosh dhe mobilje me vlerë prej 5 mijë eurosh. Ky është vendimi i shkallës së parë dhe të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë atë tek gjykata më e lartë, ajo e Apelit. Janeva nuk ishte e pranishme në sallën e gjyqit kur iu shqiptua dënimi. Megjithëse në korrik, 2019 ajo dha dorëheqje nga detyra e prokurores së posaçme, parlamenti e shkarkoi atë në shtator të atij viti. Procesi mund të ndikojë tek zgjedhjet e pritshme parlamentare, sipas njohësve të rrethanave politike në Maqedoninë e Veriut.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjykata#Shkup#TopChannel

Recommended