Valteri nxori video nga atentati i prokurorit/ Rama: Çojeni në Prokurori, jo në Kuvend!

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një përgjigje për deputetin e opozitës së re, Halit Valteri i cili nxori një video, sipas së cilit e pabulikuar më parë ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Rama tha se një gjë e tillë është e papranushme, ku në vend që ajo video të shkonte në Prokurori, sillet në Kuvend, teksa thekson se krimi në Shqipëri është në nivelet minimale gjatë qeverisjes së PS-së.

"Duke u shprehur se një vrasësit, atentatorët, viktimat dhe ndërkohë ende nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit, por ju nuk jeni as i vemti dhe as i pari jeni zgjatim i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik, kulturën e parlamentarizmi dhe kriminalizuat dynjanë. Ka një fjalë zoti Valteri që thotë "politika me krimin është mbështetja më e madhe që i bëhet krimit". Të flasësh në këtë farë feje do të thotë që të ushqesh mitin e kriminelit, të dekurajosh forcat që luftojnë krimin dhe mbi të gjitha të fajësosh dhe të përbaltësh ata që meritojnë respekt dhe mbështetje. Mes Shqipërisë sot dhe "dje", 5-6 vite më parë në aspektin e luftës me krimin PS është sulmuar dhe përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji kriminalizuese sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afro 7 vite qeveri që e ka zhvilluar luftën me krimin si asnjëherë më parë dhe është fakt, jo opinion që kush lufton seriozisht krimin akuzohet për të kundërtën. Kush përbaltet me krimin merr baltë si bashkëpunëtor i krimit, kjo ka ndodhur kudo në cdo vend ku krimi është luftuar seriozisht", tha Rama.

Recommended