Report TV - Ngjitur me njëri- tjetrin, pamje nga tubimi i shoqatës së transportit: Duam pagë shtesë!

  • 4 years ago
TIRANË- Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka sjellë ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Ditën e sotme pamje të frikshme vijnë nga Tiranë, pranë Ministrisë së Infrastruktuës në protestën e shoqatave të transportit publik. Për shkak të shiut, ato janë grumbulluar në një strehë të një qendre tregtare, ngjitur me njëri- tjetrin, pa masa mbrojtëse e as nuk diskutohet mbajtja e distancimit fizik. Ata kërkojnë një pagë shtesë, pasi 40 mijë lekëshi është i pamjaftueshëm.Po kërkojmë bukën e kalamajvë, asgjë tjetër". Çfarë mund të bëhet me 100 mijë lekë"

"Do dalin më protestë çdo ditë. U hap avioni full opsion, por ne?", shprehen një pjesë e protestuesve.

Edhe pse kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar ditën e djeshme se nuk do të lejohen grumbullimet e njerëzve, protestuesit shprehen se do të vijojnë protestat deri sa të realizohen kërkesat e tyre. Policia u ka bërë thirrje që të shpërndahen, në të kundërtën do shoqërohen në Komisariat, por ato shprehen se askush nuk do të lëvizë.

"Është e paligjshme. Duhet të shpërndahemi ose do shoqëroheni në komisariat nëse nuk shpërndaheni vetë", thotë policia. Thirrjet e policisë për t'u shpërndarë, nuk kaluan pa tensione mes tyre dhe protestuesve. Pas këtij momentin policia ka shoqëruar në komisariat 4 prej protestuesve, duke bërë që punonjësit e sektorit të transportit publik të jenë të parët që ndëshkohen për shkelje të distancimit social pas paralajmërimit të kryeministrit një ditë më parë.

Transporti publik u mbyll më 12 mars për të ndalur përhapjen e COVID-19. Nga qeveria u vendos fillimisht që ky shërbim të hapej me 15 qershor, por kjo nuk ndodhi dhe u shty më një javë për shkak të rritjes së shifrave alarmante me COVID në vendin tonë. Shoqata e Transportit kërkon plotësimin e disa prej kërkesave, në të kundërt nuk rifillojnë aktivitetin e tyre.

Recommended