Ekspertet britanike: Nje tjeter ilac efektiv kunder Covid-19 |Lajme-News

  • 4 years ago
Ekspertët britanikë thonë se një ilaç i quajtur Deksametason mund të jetë tepër efektiv në shërimin e pacientëve me koronavirus. Mediat britanike BBC shkruan një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Oksfordit e ka testuar ilaçin tek më shumë se 2 mijë pacientë në disa spitale të Britanisë së Madhe dhe ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme.
Në shumicën e rasteve, ilaçi ka përmirësuar shëndetin e pacientëve në gjendje të rëndë, duke ulur rrezikun e vdekjes me deri 12%, një nivel tepër shpresëdhënës. Tek 19 në 20 pacientë me simptoma të lehta infektimi, kurimi me këtë ilaç ka ndikuar në përmirësimin e shpejtë të shëndetit të tyre, pa qenë nevoja e shtrimit në spital. Ilaçi përmban doza të ulëta steroidësh dhe kushton deri 40 Euro për një trajtim 10 ditor që mund të shpëtojë jetën. Deksametasoni shitet gjerësisht nëpër farmacitë europiane.
Ndërsa vaksina që po zhvillohet nga një tjetër grup shkencëtarësh nga i njëjti universitet pritet të jetë e para që do të shpërndahet për imunizimin e popullatës. Qeveritë e Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Holandës nënshkruan një marrëveshje me firmën farmaceutike britanike ?Astra Zeneka? për prodhimin e 400 milionë dozave të kësaj vaksine, duke nisur nga fundi i këtij viti. Ajo i mbron të vaksinuarit nga infektimi deri në 1 vit. Zhvilluesit janë shprehur se kjo vaksinë ka një efikasitet prej 80%. Sipas OBSH-së, që një vaksinë të jetë plotësisht e efektshme, përvoja ka treguar se duhet rreth 1 dekadë që të zhvillohet.
Tv Klan




SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended