KQZ rikonfirmon në detyrë edhe kryebashkiakun e Librazhdit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi konfirmoi qëndrimin në detyrë të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, KQZ ka marrë vendim edhe për kreun e bashkisë së Librazhdit.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri të ditur se edhe Kastriot Gurra nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të detyrës.Nga verifikimi i Prokurorisë ka rezultuar se Gurra ka qenë i shpallur në kërkim nga policia nga shtatori deri ne dhjetor 2008, pas dyshimeve për ?falsifikim dokumentesh?.Gurra nuk ishte ndaluar gjithsesi sepse urdhër-ndalimi nuk u ekzekutua kurrë.Por më tej organi I akuzës e ka pushuar cështjen ndaj tij.Kryebashkiaku i Librazhdit ishte kallëzuar nga shoqata ?Sopoti? për fshehje të dënimit mirëpo KQZ vendosi ta rikonfirmojë në detyre me 5 vota pro dhe asnjë kundër, i njejti vendim sikurse u dha edhe për Agron Malajn.

Recommended