“Kartelat” rikthejnë kaosin para bankave në Tetovë

  • 4 years ago
Dhënia e kartelave në kuadër të pakos së tretë të masave kundër krizës ekonomike, ka shtuar radhët e gjata përpara bankave duke mos respektuar në të shumtën e rasteve as ruajtjen e distancës e as mbajtjen e domosdoshme të maskave.

Për shkak të pritjeve të shumta, qytetarët shpesh e humbnin durimin.

?Ja rreziku, rrezikun vetë e bëjnë, ju duhet të merrni masa, ja ftesa shkruan ditën e shtunë në ora 1 e dhjetë, erdha në orar thanë nuk punojmë. Edhe patjetër detyrohesh të vish për së dyti?.

?Në tetë e gjysmë isha këtu ma ka dhanë numrin 129 por i lëshojnë pa radhë. Rrezikun e bën vetë sigurimi se lëshon tre persona me një numër?.

?Nuk i sjellin shpi plus arsyetohen që si kemi transaksionet këtu të vijmë sërish. Vijmë prej fshati këtu nga dy tre herë?.

Nga shtabi i krizës në komunën e Tetovës, kërkojnë që bankat të shtojnë numrin e pjesëtarëve të sigurimit me qëllim të ruajtjes së rendit. Në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja me COVID 19 në rajonin e Tetovës, duke e çuar në 430 numrin e të prekurve. Në këtë rajon janë shëruar 144 persona, ndërsa që nga fillimi i Pandemisë 28 persona kanë ndërruar jetë.

Bashkim Sulejmani