Ora News - Edhe dy deputetë, Lefter Koka e Elena Xhina firmosin per Lista të hapura

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dy deputete, deputeti i Pavarur, ish deputeti i LSI-se Lefter Koka por dhe ajo e PDIU-se Elena Xhina firmosin nismën e opozitës parlamentare për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Permes një postimi në facebook Koka shkruan se i eshte përgjigjur pozitivisht qindra qytetarëve durrsakë, të cilët më kanë kontaktuar dhe inkurajuar me telefonata dhe mesazhe , pas prononcimit tim të fundjavës së kaluar në mbështetje të deputetëve Murrizi, Musai, dhe kolegëve të tjerë.

"Deputetë pa vota dhe parti pa elektorat kemi pasur me bollëk prej 3 dekadash në parlament, që mblidhen si miza pas mjaltit të pushtetit, që i ofrojnë partitë e mëdha. Mendoj se sot më shumë se kurrë është koha që peshoren elektorale si për individët apo partitë, ta përcaktojë populli dhe jo dëshirat dhe marrëveshjet e fshehura të partive të mëdha."

Koka fton kolegët e maxhorancës të dalin hapur në mbështetje të kësaj reforme reale.

Ndërkohë Adnor Shameti i cili edhe pse u shpreh hapur kundër koalicioneve parazgjedhore deklaron se nuk e ka firmosur kete nisme.

Raportimi ne video i gazetares se Ora News, Fjorela Beleshi

Postimi ne facebook

Sapo kam firmosur nismën e opozitës parlamentare për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore!

Ndihem i kënaqur që me firmën time i jam përgjigjur pozitivisht qindra qytetarëve durrsakë, të cilët më kanë kontaktuar dhe inkurajuar me telefonata dhe mesazhe , pas prononcimit tim të fundjavës së kaluar në mbështetje të deputetëve Murrizi, Musai, dhe kolegëve të tjerë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/lefter-koka-e-elena-xhini-firmosin-lista-te-hapura-e-ndalim-te-koalicioneve-parazgjedhore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended