Top News – Zbulohet përgjigjja/ Çfarë beri Turi si përfundim!

  • 4 years ago
Ashtu sic edhe pritej, ministria e arsimit permes qendres se sherbimeve arsimore ka publikuar te dielen pasdite pergjigjet e sakta te testit te matures shteterore per gjuhen dhe letersine, aq shume i debtuar keto dite dhe qe u pasua me proteste nga ana e maturanteve. Në testin me alternativa me 60 pyetje është zbuluar edhe përgjigja që duhet të rrethohej nga maturantët lidhur me pyetjen se çfarë bëri Turi, nje pyetje qe irritoi te rinjte dhe ishte kryefjala e protestes se tyre dhe dominonte ne pankartat ironizese per ministrine e arsimit qe ata mbanin ne duar. Pra pergjigja e sakte qe duhej te qarkonin maturantet se cfare duhet te bente turi kur ndodhej ne varke duke lunduar me miqte e tij e kur papritur para varkes u shfaq shkembi i dhembezuar, ishte se ?Turi u hodh në të djathtë, për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën?. Këte pyetje dhe shume te tjera maturantët i cilësuan jashtë programit, subjektive dhe që nuk kishin kuptim logjik. Madje ne protesten e tyre kjo pyetje dhe disa te tjera eshte cilesuar si fyerje e inteligjences per te rinjte. Nderkaq në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e tyre per notat gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Por kjo thkeson Komiteti i matures shteterore, do të bëhet, vetëm pasi të dalin rezultatet e pikëve të marra nga maturantët. Komiteti i Maturës Shtetërore sqaron se qe prej ditës se parë pas provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, eshte vlerësuar me kujdes reagimi i maturantëve dhe i mësuesve të tyre, si dhe kërkesat adresuar Ministrisë së Arsimit, duke synuar mundësitë e zgjidhjes së tyre. Menjëherë sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë. SIpas KMSh maturantët duhet të jenë të qartë dhe të bindur se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet, duke iu garantuar se personalizimi i testit nuk sjell asnjë ndikim në vlerësimin e tyre.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: htt...

Recommended